E ngacmuan në disko/ Flet e dashura e italianit që u masakrua nga shqiptarët: Çfarë ndodhi atë natë

Kronikë e zezë

E ngacmuan në disko/ Flet e dashura e italianit që u masakrua nga shqiptarët: Çfarë ndodhi atë natë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:38
Emanuele Morganti

Ketty, quhet e dashura e italianit Emanuele Morganti që u masakrua me shufra hekuri nga një grup shqiptarësh jashtë një diskoje në Alatri të Italisë, pas një sherri me disa shqiptarë.

Ajo ndodhet në gjendje shoku pas tmerrit që pa me sy, ndërsa i ka treguar një mikeshe, me detaje gjithçka ndodhi atë natë, siç shkruan sot Corriere Della Sera.

“Emanuele kishte marrë për herë të parë makinën e babait. E kishte me qejf. Ishte kthyer nga puna, kishte bërë një dush dhe me shpejtësi më mori për të shkuar në disko. Donim të kalonim një të premte me muzikë dhe miq. Pse na ndodhi kjo? Cfarë ka ndodhur? Përse e vranë? Përse nuk i ndaloi askush?”,- Ishin këto fjalët e para që ajo i tha shoqes së saj për tu mbytur më pas në dhimbje e lot, brenda shtëpisë sa saj.

Gazeta italiane ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e një prej dëshmitareve në ngjarje, vajza që ka fiksuar edhe momentin kur Ketty është ngacmuar një një shqiptar në disko. Ajo është një vajzë e thjeshtë, me duart që i fsheh poshtë mëngëve të bluzës dhe flokë të mbledhura, e vetmja e pyetur nga policia në Alatri dhe thotë se e di mirë si ndodhi ngjarja.

“Aty isha, pashë çdo gjë. E pashë kur e vranë dhe gjithë jetën do më brejë ndërgjegjja që nuk arritua të bëj asgjë për ta ndaluar”,- thotë vajza.

Ndër të tjera ajo është shprehur të mos e njohë shqiptarin që iu afrua për ti bërë komplimente Kettyt, por ashtu si ajo, dhe grupi i miqve me të cilët ndodheshin atë natë në tavolinë qendrojnë me kokën poshtë dhe denoncojnë: “Ai është i vetmi që policia nuk ka marrë ende në pyetje”.

Dhimbja është e madhe edhe për miqtë, ata janë të shokuar dhe nuk duan ta kujtojnë me Emanuelin ashtu sië e panë herën e fundit “fytyra e tij nuk njihej më nga goditjet që kishte marrë”,- rrëfejnë mes lotësh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat