Tre burra nga Roskoveci prangosen në Fier, kundërshtuan patrullën e Policisë

Kronikë e zezë

Tre burra nga Roskoveci prangosen në Fier, kundërshtuan patrullën e Policisë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:00
Ilustrim

Tre burra janë vënë në pranga tek kthesa e Plykut në Fier, pasi kundërshtuan me forcë policinë.

Ata janë: Alban Sufka, 40 vjeç, Romeo Plaka, 35 vjeç dhe Olsion Plaka, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Policia e Fierit njoftoi se  arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “1 Maj” Fier në vendin e quajtur "Kthesa e Plykut" kanë kundështuar me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së pëgjithshme.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat