Arrestohet grupi i hajdutëve në Tiranë, u zbulohen vjedhjet e kryera

Kronikë e zezë

Arrestohet grupi i hajdutëve në Tiranë, u zbulohen vjedhjet e kryera

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:21
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "BLOW", ku ka arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

Sic bëjnë me dije blutë e Tiranës, në pranga janë vënë Ilir Rrasa, 40 vjeç, i dënuar më parë si dhe Elirjan Rrasa, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Po ashtu, nga ana e policisë është arrestuar edhe Agim Hajdari, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë , pasi në lokalin e tij të marrë me qira në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markës "SAMSUNG 42", i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e A. D.

 Ndërsa, është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 19-vjeçarja me iniciale M. Rr., 19 vjeçe, e cila akuzohet për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, fshehja  dhe mbulimi i tyre".

Personat e mësipërme bëhet e ditur se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës.

Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se ata janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2- Më datë 09.01.2017, në "Qytet Studenti", pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një pistoletë Bloë Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.

- Një televizor i markës Samsung 42"

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të  “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 134 e 25 i Kodit Penal, dhe “Përvetësimit të sendeve të vjedhura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat