Konfiskohen tri qese me substancë të dyshuar narkotike

Kronikë e zezë

Konfiskohen tri qese me substancë të dyshuar narkotike

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:23
Substanca narkotike

Me urdhër të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Policia e Kosovës ka bastisur në Fushë Kosovë një shtëpi dhe lokalet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull të kombësisë shqiptare, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë të dyshuar narkotike.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në ora 6.10.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat