Makina merr flakë në ecje, çfarë po ndodh në mbikalimin e Rinasit?

Kronikë e zezë

Makina merr flakë në ecje, çfarë po ndodh në mbikalimin e Rinasit?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:51
Ilustrim

Një automjet tip “Alfa Romeo” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në pjesën e përparme për arsye ende të panjohura. Mjeti ka marrë flakë teksa udhëtonte në afërsi të mbikalimit të Rinasit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë për të zbuluar shkakun, ndërsa raportohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pronari e ka braktisur mjetin dhe është larguar, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton që makina kishte të instaluar një impiant gazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat