Policia konfiskon armë e drogë në Istog

Kronikë e zezë

Policia konfiskon armë e drogë në Istog

Nga: BOTA SOT Më: 29 mars 2017 Në ora: 18:54
Armet e sekuestruara nga Policia

Policia Rajonale e Pejës njofton së gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Q.D. në rajonin e Komunës së Istogut ka gjetur dhe konfiskuar disa armë automatike dhe substanca narkotike.

Sipas njoftimit, Policia ka zbatuar urdhrin për bastisje dhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit Q.D. (1965) dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar armët automatike: Pushkë-mitraloz M-53, pushkë automatike AK-47 me 23 fishekë, karikator dhe 11 pjesë të armëve të ndryshme.

Po ashtu, janë gjetur dhe konfiskuar 945 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e bimës së kanabisit.

Njoftimi tutje bën të ditur së i dyshuari pas intervistimit për armëmbajtje pa leje është transferuar në njësinë e Drejtorisë së Hetimeve të Trafikimit me Narkotik në Pejë për procedim të mëtutjeshëm për substancat narkotike.

Ndaj të dyshuarit do të hapet rast për blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge.

Ndaj të dyshuarit njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin e shtetit do marrin të gjitha procedurat dhe rregullat ligjore, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat