Kapen të rinjtë, para se të bëjnë vrasjen në një lokal në Shkodër

Kronikë e zezë

Kapen të rinjtë, para se të bëjnë vrasjen në një lokal në Shkodër

Më: 30 mars 2017 Në ora: 18:51
Armet e sekuestruara nga Policia

Një vrasje është parandaluar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Burimet thanë se sot rreth orës 10:40 nga Policia e Shkodrës, pas informacioneve të marra policia ka shkuar në një lokal, nga ku ishte telefonuar se po ndodhte një krim.

30-vjeçari me iniciale F. G., banues në Shkodër, tashmë i identifikuar nga ana e Policisë dhe i  shpallur në kërkim, në bashkëpunim me Besmir Arrsi 21 vjeç, nga Shkodra, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 21-vjeçarin me inicialet N. P., banues në Shkodër.

Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t'ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur  kapja dhe arrestimi  në flagrancë i Besmir Arrsi, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, F. G., 30 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje,  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

1 armë  zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat