Sherr pas Tirana-Vllaznia. Tifozët tiranas sulmojnë autobusin e shkodranëve

Kronikë e zezë

Sherr pas Tirana-Vllaznia. Tifozët tiranas sulmojnë autobusin e shkodranëve

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:20
Policia shqiptare

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë pas ndeshjes Tirana-Vllaznia që përfundoi 1-2.

Në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”, autobusi me të cilin udhëtonin tifozët e Vllaznisë është sulmuar me gurë nga tifozët e Tiranës.

Mesohet se një person është shoqëruar në komisariat.

Tifozët e Vllaznisë kanë mbetur në rrugë për disa minuta, pikërisht në “Sheshin Wilson”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat