Tragjike: Ekzekutohet në mes të Athinës i riu shqiptar, ja për çfarë dyshohet

Kronikë e zezë

Tragjike: Ekzekutohet në mes të Athinës i riu shqiptar, ja për çfarë dyshohet

Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:16
Athinë

Një 35-vjecar shqiptar është ekzekutuar diten e sotme në Athinë.

Mediat greke raportojnë se dy persona që lëvizin me motor kanë qëlluar për vdekje shqiptarin me dy plumba, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndër të tjera, thuhet se i riu ishte në makinën e tij në momentin kur u plagos rëndë, ndërsa ndërrroi jetë në spital pas plagëve që kishte marrë në kraharor.

Po ashtu, raportohet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat