Arrestohet mashtruesi që u premtonte ferizajasve viza pune në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohet mashtruesi që u premtonte ferizajasve viza pune në Gjermani

Më: 3 prill 2017 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili së paku në intervalin kohor prej 19 deri 31.01.2017 u premtonte qytetarëve viza pune në Gjermani.

“Me datë 31.03.2017 nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar viza pune në Gjermani”, njofton Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat