Gjatë ditës së sotme policia e Vlorës ka arrestuar një prej trafikantëve të drogës që u kap dje në Karaburun.
Në lidhje me sekuestrimin e 1 708 kilogramëve kanabis në Gjirin e Bristanit, Karaburun, është arrestuar 56-vjeçari Patriot Belulaj, banues në fshatin Dukat, Vlorë.
Belulaj është pronar i një stani në Gjirin e Bristanit, në afërsi të vendit ku u gjet sasia e mësipërme me lëndë narkotike.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se Belulaj është një nga autorët e përfshirë në kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, mbetur në tentativë” dhe “Moskallëzim krimi”.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në trafikimin e drogës.