Arrestohet 18-vjeçari sapo shiti gjysmë kg kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet 18-vjeçari sapo shiti gjysmë kg kanabis

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:47
Droga, ilustrim

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Patra teksa transportonte gjysmë kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.

Shqiptari u kap në momentin kur po takonte një klient për t’i dhënë drogën.

Policia kishte marrë informacione për rastin e shit/blerjes së kanabisit dhe po mbante nën vëzhgim të riun shqiptar.

Uniformat blu pritën deri sa shqiptari doli nga banesa e klientit që i kishte shitur hashashin dhe e arrestoi në flagrancë.

Policia sekuestroi edhe një sasi parash prej 1230 Euro, të përfituara nga aktiviteti i drogës. Në pranga ra gjithashtu edhe blerësi i lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat