Arrestohet bullgarja, u kap në Qafë Thanë me 21 pako me kanabis

Kronikë e zezë

Arrestohet bullgarja, u kap në Qafë Thanë me 21 pako me kanabis

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:31
Droga e sekuestruar nga Policia

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur nga policia shqiptare. Një 28-vjeçare bullgare, Maria Piskova, është arrestuar në doganën e Qafë Thanës në tentativë për të dalë nga Shqipëria me makinën e mbushur me kanabis.

Ajo udhëtonte me mjetin tip "Mercedes-Benz" me targa BL987TS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan 21 pako me kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat