Arrestohet azilanti nga Maqedonia, lëndoi dy policë në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohet azilanti nga Maqedonia, lëndoi dy policë në Gjermani

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:46
Ilustrim

Kërkuesi i azilit me pasaportë të Maqedonisë sot është arrestuar nga Stacioni Policorë në qytetin e Majnhajmit të Gjermanisë, pasi fqinjët kanë paraqitur për prishje të rendit publik.

Sipas burimeve nga policia në Majnhajm, është paralajmëruar se 39 vjeçari kërkues i azilit nga Maqedonia ka sulmuar dy gra. Në tentimin e policisë që të ndalojë sulmuesin, njëri nga policët ka marrë lëndime serioze trupore nga i arrestuari, ndërsa një policë tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.

Arsyet e sulmit kanë qenë tensionet mes familjes së sulmuesit dhe dy grave të cilat i ka sulmuar. Gjatë kohës së intervenimit të policëve, i arrestuari gjatë gjithë kohës ka kërcënuar policët.

Gjithë pjesëmarrësit në këtë incident presin vendim të Qeverisë së Gjermanisë për emigrantët, nëse kërkesa e tyre do të aprovohet për azil, por sipas rregullave të reja sulmuesi nga Maqedonia për një kohë të shkurtë mund të kthehet në shtetin amë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat