Personi në foto është viktima Elidon Mehmeti që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmë rreth orës 23:00 në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës.
Ai u ekzekutua brenda makinës së tij në lëvizje nga persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan nga një tjetër makinë.
Policia është duke hetuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin bregdetar.
Ndërkohë që mëngjesin e sotëm në Urën e Mifolit u gjet një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga vrasësit e viktimës.