Masakruan me thikë durrsakun për 130 mijë lekë qira, zbardhet ngjarja e rëndë

Kronikë e zezë

Masakruan me thikë durrsakun për 130 mijë lekë qira, zbardhet ngjarja e rëndë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Konflikti për qiranë e një subjekti tregtar ka përfunduar me vrasje në qytetin e Durrësit.

58-vjeçari Agim Arapi është qëlluar me thikë dhe sende të forta nga tre persona, duke humbur jetën. Krimi ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa policia ka vënë në pranga tre autorët e dyshuar, Kostandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi, të dy vëllezër, dhe Jurgen Kurtin.   

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi. Vëllezërit Ekonomi ushtrojnë aktivitetin në një piceri dhe kishin nënshkruar një marrëveshje me Agim Arapin që tubat e ajrimit të picerisë të kalonin në pronën e viktimës, një dyqan pranë picerisë, raporton shqiptarja.com. Për këtë Agim Arapi do paguhej 130 mijë leke në muaj. Ky detyrim nuk është shlyer muaj e fundit dhe mes palëve ka nisur konflikt.  

Tre personat e arrestuar pasi janë përplasur fizikisht me Arapin e kanë qëlluar atë me thikë dhe sende të forta. 58-vjeçari ka humbur jetën në spitalin e Durrësit si pasojë e plagëve të marra. Trupi i Agim Arapit është dërguar në morgun e spitalit ku do t'i nwnshtrohet ekspertizës mjeko ligjore. Policia e Durrësit ka arrestuar 2 vëllezërit Ekonomi dhe dhëndrit e tyre dhe po merren ne pyetje lidhur më këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat