Merr flakë banesa, vajza e familjes shpallet në kërkim

Kronikë e zezë

Merr flakë banesa, vajza e familjes shpallet në kërkim

Më: 12 prill 2017 Në ora: 22:14
Ilustrim

Një banesë në fshatin Guri i Zi, të njësisë administrative Arras në Dibër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku si pasojë e zjarrit mësohet se banesa është djegur plotësisht. “Është ngritur grupi hetimor dhe së bashku me  Patrullën  e Përgjithshme  kanë shkuar në vendngjarje. Në bashkëpunim edhe me ndihmën e banorëve të fshatit  kanë bërë të mundur izolimin e flakëve për të mos u përhapur përreth. Banesa i përket shtetasit G.T,  dhe si pasojë e zjarrit banesa është djegur plotësisht”.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ndodhet vajza e G.T. “Vajza  e të zotit të banesës, shtetasja  O.T,  rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjve në momentin që banesa ka marrë flakë është larguar e frikësuar dhe është fshehur. Policia po vijon kontrollin përreth zonës për gjetjen e saj”., thuhet ne njoftim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Shkaku paraprak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat