Biznesmeni në Tiranë tenton të përdhunojë punonjësen

Kronikë e zezë

Biznesmeni në Tiranë tenton të përdhunojë punonjësen

Më: 13 prill 2017 Në ora: 16:57
Ilustrim

Pronari i një butiku ka përfunduar në gjykatë pasi ka tentuar të përdhunojë në afërsi të Mulletit në Tiranë shitësen 18 vjeçare, me të cilën kishte shkuar të furnizohej me mall për dyqanin.

Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, siç ka rrëfyer vajza në polici, Besim. L., 40 vjeç ka hapur krahun duke thënë se do të pinte një cigare. Ai ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj.

Vajza e ka kundërshtuar, e ka shtyrë dukë dalë nga makina. Ajo ka kërkuar ndihmë të rastësishme në rrugë dhe më pas ka treguar historinë pranë patrullës së parë të policisë që i ka dalë përpara.

Besim L., lindur në vitin 1977, është arrestuar disa muaj më parë, kohë kur edhe ka ndodhur ngjarja, pas denoncimit të bërë nga vajza e re. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën” mbetur në tentativë.

Historia

Shtetësia K.Z e moshës 18 vjeçe ka filluar punë pranë një shoqërie e cila ka për objekt të saj tregtim veshmbathjesh dhe artikujve të ndryshëm, shitje të artikujve të telekomunikacionit, karta sim, karta rimbushëse e të tjerë. Ajo ka filluar punë në muajin janar 2017 fillimisht pa kontratë, pasi i kanë premtuar se do t’ia lidhnin me vonë kontratën. Ajo ka pasur komunikime me financieren e shoqërisë. Ndërkohë i pandehuri nuk figuron i punësuar pranë kësaj shoqërie, por njihet de facto nga ana e të dëmtuarës si bashkëpronar në kompaninë ku punon e dëmtuara.

Konkretisht në datën 22.01.2017 në mëngjes i pandehuri ka shkuar dhe e ka marrë me fugon pranë banesës së saj të dëmtuarën, pasi do të merrnin mall për ta shitur në Elbasan. Ata kanë shkuar tek butiku ku kanë marrë mallin, sipas faturës përkatëse në emër të shoqërisë dhe janë nisur për në Elbasan për ta shitur. Ata kanë lëvizur deri në Pogradec dhe më pas kanë lëvizur drejt Tiranës. Gjatë kohës që ata kanë qenë në lëvizje kanë pasur komunikime me financieren e shoqërisë, për problemet e punës.

Pasi kanë mbaruar, ata janë kthyer për në Tiranë. Në afërsi të vendit të quajtur Mullet, i pandehuri ka ndaluar fugonin, ka hapur krahun duke i thënë se do të pinte një cigare. Ai i ka ulur siguresat e dyerve dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të dëmtuarën jashtë vullnetit të saj. Ajo e ka kundërshtuar, e ka shtyrë dhe është shkëputur prej tij duke dalë në autostradë dhe i ka dalë para një automjeti. Makina e ka sjellë deri tek fakulteti ekonomik ku ndodhej një patrullë policie së cilës i ka treguar se çfarë i kishte ndodhur. Ajo ka bërë kallëzimin penal dhe ankimin përkatës. Ajo ka dhënë deklarime ku tregon rrethanat e sipërcituara.

Nga këqyrja e bërë tek ajo ka rezultuar se rrobat e saj kanë qenë me baltë dhe pjesa e kyçit të dorës së djathtë ka pasur dëmtime po ashtu edhe në pjesën e gjurit të djathtë.

Me marrjen e njoftimit punonjësit e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e personit nën hetim dhe nga këqyrja e bërë ka rezultuar se edhe ai ka pasur rroba me mbetje balte.

Nga akti i ekspertimit kompjuterik rezulton se e dëmtuara gjatë komunikimeve të bëra me Facebook me financieren, ata flasin në lidhje me gjendjen e mallit, për dhënien e faturave dhe për mënyrën që se si ka orientuar pronari i firmës për punën. Pra si i pandehuri ashtu edhe e dëmtuara ka punuar për llogari të shoqërisë. I pandehuri mohon faktin e kryerjes së veprës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat