Vetura godet motoçiklistin në qendër të Shtimes

Kronikë e zezë

Vetura godet motoçiklistin në qendër të Shtimes

Më: 14 prill 2017 Në ora: 14:29
Pamje nga video

Një motoçiklist është aksidentuar nga një veturë në qendër të qytetit të Shtimes.

Ai është goditur nga një veturë, duke pësuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se pas aksidentit motoçiklisti është dërguar në emergjencën e qytetit për trajtim, por se gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile.

Gashi ka pohuar policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat