Vjedhje e rëndë, hajnat perfitojnë gjysmë milioni

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë, hajnat perfitojnë gjysmë milioni

Më: 17 prill 2017 Në ora: 13:45
Ilustrim

Në banesën e M.S.(36) që gjendet në rrugën "Tashko Karaca" në Shkup, dje në ditën e Pashkëve është kryer një vjedhje që rezulton me dëm të shkaktuar prej gjysmë milioni denarësh, apo më shumë se 8.000 euro.

Siç informojnë nga SPB e Shkupit, bëhet fjalë për vjedhje të rëndë ku autorë të panjohur, deri me tani, mjete të përshtatshme e kanë hapur derën e ballkonit, kanë kërkuar banesën dhe kanë gjetur dhe marrë stoli ari, stoli "Swarovski, celularë dhe gjëra të tjera të vefshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Kështu autorët në mënyrë të paligjshme kanë përfituar pasuri me vlerë rreth 500.000 denarësh.

Nga policia bëjnë me dije se janë duke u ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat