Shqiptari qëllon me shat në kokë grekun

Kronikë e zezë

Shqiptari qëllon me shat në kokë grekun

Më: 17 prill 2017 Në ora: 17:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka sulmuar një shtetas grek.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur Farsala, ku shqiptari ka goditur me shat në kokë një 18-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Larisës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi në oborrin e shtëpisë së autorit të krimit, pasi i riu e kishte takuar aty për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale që kishin.

Menjëherë pas plagosjes, policia greke vuri në pranga shqiptarin dhe pritet t’i jepet masa për veprën penale “të vrasjes në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat