Gostivar: Treni godet veturën, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Gostivar: Treni godet veturën, një person i lënduar

Më: 17 prill 2017 Në ora: 22:37
Ilustrim

Sot rreth orës 18 në lagjen "Pitarnicë" ka ndodhur një aksident i rëndë ku treni ka goritur një veturë.

Sipas dëshmitarëve okular, një person është i lënduar, ndërsa ndihma e parë i është dhënë në vendin e ngjarjes. Lëndimet i ka në trup dhe në kokë, por nga informacionet e para që kemi ai është jashtë rrezikut për jetë”. 

Hetuesit e policisë janë në vend të ngjarjes dhe pas marrjes së të gjitha informacioneve detajet do të përcjellën për media përmes komunikatës nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat