Konfiskohen shtatë kilogram heroinë në ‘Bogorodicë’

Kronikë e zezë

Konfiskohen shtatë kilogram heroinë në ‘Bogorodicë’

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:04
Heroina e konfiskuar

Shtatë kilogram heroin janë konfiskuar nga doganierët javën e kaluar, të shtunën, pas një kontrolli të veturës në kalimin kufitar Bogorodicë. Heroina është blerë në Stamboll dhe të shkojë në Novi Pazar.

Siç informon sot Drejtoria e Doganierëve të Maqedonisë, vetura me targa regjistrimi të Serbisë, e drejtuar nga shtetasi serb, të shtunën rreth orës 20:15 është raportuar për hyrje në shtet.

Vozitësi ka thënë se nuk ka pasur asgjë për të paraqitur por gjatë kontrollit, në dy akumulatora, njëri i vendosur në bagazh, kurse tjetri nën pjesën e poshtme të bagazhit, janë gjetur 14 paketa të mbështejllura me letër ndriçuese të paketimit të kafes. Pas kryerjes së kontrollit është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me gjithsej 6.9 kg.

Dogana ka ngritur padi penale kundër shtetasit serb ‘prodhim të paautorizuar dhe qarkullim të lëndëve narkotike, psikotrope, substanca dhe prekursorë’ deri te Prokurori publik në Veles dhe ai do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat