59- vjeçari tentoi të vetëvritej pasi la letrën e lamtumirës

Kronikë e zezë

59- vjeçari tentoi të vetëvritej pasi la letrën e lamtumirës

Më: 18 prill 2017 Në ora: 18:22
Ilustrim

Një 59- vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, buzë liqenit. Sipas Policisë, i plagosuri V.F i cili ndodhej në kushte depresioni ka qëlluar veten me një armë zjarri të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes përveç armës tip pistoletë dhe dy gëzhoja edhe një letër lamtumire të shkruar nga ana e 59-vjeçarit.

Ai është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat