Aksident trafiku me lëndime në Drenas

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me lëndime në Drenas

Më: 22 prill 2017 Në ora: 11:59
Skenë krimi, ilustrim

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Tërstenik të Drenasit, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje në ora 15.24, kur i dyshuari mashkull i kombësisë shqiptare, derisa ishte duke drejtuar kamionetën, ka goditur një këmbësor mashkull  të kombësisë shqiptare (i mitur).

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat