Arrestohet në Qafë-Morinë i dënuar nga Franca për vjedhje dhe rrëmbim

Kronikë e zezë

Arrestohet në Qafë-Morinë i dënuar nga Franca për vjedhje dhe rrëmbim

Më: 22 prill 2017 Në ora: 20:49
Ilustrim

Një i ri nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua nga policia shqiptare.

Behar Kolukaj 27 vjeç u vu në pranga në hyrje të doganës Qafë-Morinë. Gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi se emri i tij gjendej në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpol Franca.

27-vjeçari me banim në Vërmic të Kosovës, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Rrëmbim e heqje e paligjshme e lirisë”. 

Drejtësia franceze e ka dënuar në mungesë Kolukajn në vitin 2015 për këto vepra.

Pas arrestimit të tij në territorin shqiptar, pritet të bëhet ekstradimi drejt Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat