Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Komboti, në afërsi të qytetit të Artës, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonte u gjetën 120 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Sipas policisë së Artës, i riu po transportonte lëndën narkotike me një automjet të marrë me qera nga një grek, i cili u shpall në kërkim.
I arrestuari u tha agjentëve se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufi me Shqipërinë dhe do ta dërgonte në Athinë, ku dhe do ta shpërndanin.
Në kërkim janë shpallur edhe disa bashkëpunëtorë të organzatës, edhe ata shtetas shqiptarë.