Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një vajzë. Ikën shoferi

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një vajzë. Ikën shoferi

Më: 22 prill 2017 Në ora: 22:23
Aksident në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një vajzë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në zonën e Tregut elektrik në kryeqytet.

Burime nga policia thanë se ka qenë një makinë Audi ka goditur vajzën e re duke e lënë të vdekur. Më pas shoferi është larguar me shpejtësi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende nuk dihet identiteti i vajzës së re, por vetëm mosha e saj, rreth 28 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat