Dy të moshuar humbin jetën nga një zjarr në azilin e Poliçanit

Kronikë e zezë

Dy të moshuar humbin jetën nga një zjarr në azilin e Poliçanit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:23
Azili i pensionisteve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e të moshuarve në Poliçan. Sipas të dhënave të Policisë dy të moshuar kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga zjarri. 

Mendohet se shkak është bërë një batanije që ka marrë flakë dhe tymi i shkaktuar ka asfiksuar dy të moshuarit, të cilët gjetën vdekjen.

Ata janë identifikuar si shtetasit me inicialet T.S, 84 vjeç dhe M.K 81 vjeç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat