Dita nis me dy tragjedi, dyshohet për katër vdekur

Kronikë e zezë

Dita nis me dy tragjedi, dyshohet për katër vdekur

Më: 24 prill 2017 Në ora: 10:36
ilustrim

Dy tragjedi të rënda janë shënuar ditën e sotme.

Në Vlorë janë zhdukur dy peshkatarë.

Lorenc Doko, 32 vjeç, dhe Elson Këri, 37 vjeç, janë zhdukur mbrëmjen e së dielës dhe dyshohet të jenë mbytur pranë grykëderdhjes së Vjosës.

Delta Force dhe Policia Kufitare i kanë kërkuar dje pa rezultat, ndërsa sot kanë gjetur trupin e Elson Kërit.

Ndërkohë një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe në shtëpinë e të moshurve në Poliçan.

Sipas të dhënave të para mësohet se dy të moshuar kanë humbur jetën, pas një zjarri që shpërtheu.

Një batanije ka marrë flakë dhe tymi i shkaktuar ka asfiksuar dy të moshuarit, të cilët gjetën vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat