Kapshticë, fshehën kanabis në gomën rezervë, në pranga tre shqiptarë

Kronikë e zezë

Kapshticë, fshehën kanabis në gomën rezervë, në pranga tre shqiptarë

Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:38
Kanabis në gomën rezervë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi u përpoqën të kalonin lëndë narkotike në shtetin fqinj. Ata u ndaluan sapo kaluan pikën kufitare të Kapshticës sepse gjatë kontrollit në mjetin e tyre u gjet 9.5 kg kanabis i papërpunuar. Droga ishte fshehur në gomën rezervë të mjetit dhe sasia e saj ishte ndarë në 13 paketa.

Policia vuri në pranga 43-vjeçarin që drejtonte mjetin, si dhe dy pasagjerët të moshës 19 dhe 32 vjeç. Sipas Policisë, ata e kishin së bashku drogën. Blutë sekuestruan nga tre shqiptarët, sasinë e kanabisit, automjetin, shtatë telefona celularë, 650 euro dhe 2.800 lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat