Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Kronikë e zezë

Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:44
Foto arkiv -parcela me kanabis

Zbulohet në Krujë një parcelë e mbjellë me kanabis sativa, duke bërë që një person të vihet në pranga dhe të shpallet në kërkim kushëriri i tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël, Krujë, gjatë ditës së djeshme, në dy parcela efektivët e policisë kanë gjetur të kultivuara dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë narkotike kanabis sativa.

Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë, u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 46- vjeçarit P.Tufa, banues në Kurcaj, kushëri me të arrestuarin.

Dy kushërinjtë Tufa akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të S.Tufa 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, kushëri me të dyshuarit.

Nën hetim është vënë edhe H.B., 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe për të njëjtën akuzë edhe kryeplaku i fshatit Verjon H.D., 71 vjeç.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat