Horror në Lezhë, i moshuarit tenton të vetëvritet me gur freksibël

Kronikë e zezë

Horror në Lezhë, i moshuarit tenton të vetëvritet me gur freksibël

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:28
Ilustrim

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 58-vjeçari P.P., me banim në fshatin Manati, në banesë, ka tentuar të vetëvritet me fresibël.

Ai ka vënë në prizë mjetin prerës, i cili përdoret kryesisht për hekura, ku si pasojë ka marrë një plagë në qafë.

Por për shkak të dhimbjes së pësuar, guri i ka rënë nga dora dhe nuk e ka çuar dot deri në fund aktin e rëndë. 58-vjeçari është gjetur i larë në gjak nga familjarët, të cilët e kanë dërguar në spital. Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arsyet e këtij akti janë të paqarta, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat