Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka sulmuar fizikisht duke goditur me kaçavidë viktimën mashkull.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Avdulla Tahiri”, raporton të premten Policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.