Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që ka sulmuar me një kabllo elektrike një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që kishin personat në fjalë në rrugën “Medlin Ollbrajt”, njofton të shtunën Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.