Vlorë, garazhi i shndërruar në laborator droge

Kronikë e zezë

Vlorë, garazhi i shndërruar në laborator droge

Më: 30 prill 2017 Në ora: 22:47
Garazhi i shndërruar në laborator droge

Garazhi i një pallati të pabanuar 5 katësh në lagjen ‘1 Maji’ pranë zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë, ishte kthyer në një ambient të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit përmes llambave elektrike.

Policia gjeti kova të mbushura me pleh si dhe një “Gomone” dhe një “Fuoristradë” e cila ishte lidhur me mjetin lundrues. Në afërsi të mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 30 bidona të mbushur me  800 litra “benzinë”. Policia ka shoqëruar 5 persona ndërkohë që po hetohet firma ndërtuese apo punonjës të OSHEE-së, përgjegjës për furnizimin e këtij objekti me energji elektrike.

Ndërkohë në zonën kufitare të Viçishtit policia sekuestroi 105 kg kanabis që do trafikoheshin drejt Maqedonisë. Trafikantët udhëtonin me një motorr dhe një makinë dhe kanë qëlluar me armë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Uniformat blu vunë në pranga 2 nga trafikantët ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës në kufirin e gjelbër me Maqedoninë. Po ashtu në Skrapar policia sekuestroi rreth 1.9 ton Kanabis në disa banesa në fshatin Përparim dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë në vendin e quajtur ‘ lëmi’. Në pranga u vu një 56 vjeçar ndërsa 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat