Në kufirin Mal i Zi – Kroaci konfiskohen 64 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Në kufirin Mal i Zi – Kroaci konfiskohen 64 kg drogë, arrestohen dy shqiptarë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 09:30
Droga e konfiskuar nga policia, foto arkiv

Në vendkalimin kufitar Debeli breg, në kufi me Kroacinë, policia malazeze la konfiskuar rreth 64 kilogramë drogë, skank dhe ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë.

Droga u gjet në autobusin me targa të Malit të Zi, i cili, përmes Splitit qarkullonte në relacionin Podgoricë - Zagreb pas njoftimit të shoferit se në bagazhin e autobusit gjendeshin tri çanta të dyshimta udhëtarësh, përcjellin medie malazeze kumtesën e policisë.

Në kumtesë thuhet se të gjithë udhëtarët kishin mohuar të jenë pronarë të valixheve dhe për këtë arsye u bë kontrolli detaj e më pas edhe përpunimi kriminalistik. Pas kësaj, sipas kumtesës, u verifikua se droga u përkiste shtetasve shqiptarë dhe u arrestuan A.F. (39) dhe V.K. (24 vjeçar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat