Tentojnë të vrasin 26 vjeçarin me armë, arrestohet një person, shpallet në kërkim i vëllai

Kronikë e zezë

Tentojnë të vrasin 26 vjeçarin me armë, arrestohet një person, shpallet në kërkim i vëllai

Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 39 vjeçar pasi së bashku me të vëllain kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 26 vjeçar.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi Luan Tershalla, 39 vjeç, banues në fshatin Krenzë, Kukës si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S.T., 44 vjeç, banues po në fshatin Krenzë, Kukës. 

Ngjarja

Më datë 02.05.2017, në fshatin Krenzë, Kukës, vëllezërit  Luan Tershalla dhe S.T., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta (pronësie), kanë tentuar të vrasin me armë zjarri  shtetasin A.T., 26 vjeç, banues në Krenzë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur. I plagosuri  ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë mod.54.  Po vijon puna  për kapjen e  shtetasit S.T. Materialet do i  kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet  76 -22-25 dhe 278 të K.Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat