E rëndë në Korçë/ 7-vjeçari bie nga pallati

Kronikë e zezë

E rëndë në Korçë/ 7-vjeçari bie nga pallati

Më: 3 maj 2017 Në ora: 20:35
Policia shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës pasditen e sotme.

Mësohet se ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit ku banonte, një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili ka qenë duke luajtur me një bashkëmoshatar të tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime dhe po transportohet në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat