Një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ka ndodhur dje në Vushtrri.
Policia njofton se nga aksidenti një femër ka pësuar lëndime trupore, përcjell Bota sot.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./BS/