Aksident në Fier, 31 vjeçar shtyp me motor 2 fëmijë

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, 31 vjeçar shtyp me motor 2 fëmijë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku për pasojë mbetën të plagosur dy fëmijë në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta të ditës së sotme, kur një motor tip “Kavasaki” i drejtuar nga 31 vjeçari me iniciale E.R, ka përplasur dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe.

Policia sqaron se fëmijët kanë përfunduar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të vogël ku po kryen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat