Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës me 5 të plagosur

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti i rëndë në Durrës me 5 të plagosur

Më: 7 maj 2017 Në ora: 19:05
Aksidenti ne Durres

Një aksident më 5 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Plepa- Shkozet, në Durrës.

Policia bën me dije se në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ku një BMË me targa italiane me drejtues shtetasin italian M.D. është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues A.S. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit, mësohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona që po udhëtonin me makinën tip ‘Benz’, konkretisht drejtuesi i mjetit, A.S. dhe pasagjerët, bashkëshortja e tij,  D.S. 26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, S.S. 1 vjeçe dhe V.S. 5 vjeçe dhe H.D. 65 vjeçe, banuese në Mallakastër.

Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, H.D. aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Po ashtu, sic bën me dije policia drejtuesi i mjetit tip BMË ndodhet në vendngjarje.

Ndërsa, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat