Gjuajnë me gurë referin dhe policët, arrestohen 13 persona në Prizren

Kronikë e zezë

Gjuajnë me gurë referin dhe policët, arrestohen 13 persona në Prizren

Më: 8 maj 2017 Në ora: 11:17
Referi i lënduar

Trembëdhjetë të dyshuar janë arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes futbollistike kanë hedhur gurë në drejtim të referit anësor e më pastaj pas ndërhyrjes së policisë edhe në drejtim të tyre.

Si pasojë katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat