Prangoset tropojani, ja për çfarë e akuzon policia

Kronikë e zezë

Prangoset tropojani, ja për çfarë e akuzon policia

Më: 11 maj 2017 Në ora: 09:47
Ilustrim

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi në shtëpinë e tij i është gjetur drogë.

Arrestimi i Ded Dakramaj u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një armë zjarri automatik, një krëhër automatiku me 29 copë fishekë, si dhe një pistoletë tip Zastava.

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë K.D., 20 vjeçe për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat