Gjendet i varur një i ri në Himarë

Kronikë e zezë

Gjendet i varur një i ri në Himarë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një person është gjendur i varur në fshatin Tërbaç të Himarës pasditen e sotme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, viktima është E.B., rreth 35 vjeç, i cili është gjetur nga familjarë i varur në litar rreth orës 17:50. Sipas policisë, viktima është vetëvarur.

Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së viktimës. E.B. është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka pasur probleme psikologjike kohët e fundit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat