Detajet/ 60 vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash. Ja emri dhe arsyet e vrasjes

Kronikë e zezë

Detajet/ 60 vjeçari u ekzekutua me breshëri plumbash. Ja emri dhe arsyet e vrasjes

Më: 14 maj 2017 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 60-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri sonte në fshatin Rrukaj të Matit. Viktima është Hajredin Lleshi, i cili u qëllua me breshëri automatiku kur po hynte në shtëpi.

Autorët u larguan në drejtim të paditur pas ngjarjes. Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për hakmarrje.

Disa vite më parë, viktimës i kanë vrarë edhe vëllain.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar e kapur autorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat