Greku ndalohet në kufi, kishte fshehur në trup mijëra euro

Kronikë e zezë

Greku ndalohet në kufi, kishte fshehur në trup mijëra euro

Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:59
Rinas

Një qytetar grek është ndaluar në doganën e Rinasit, në tentativë për të ikur drejt vendit të tij. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një ditë më parë është ndaluar në Rinas greku me inicialet Ch. I., 50 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se ai është ndaluar sepse nuk kishte deklaruar një shumë të konsiderueshme parash që po i kalonte nëpër doganë.

“Gjatë kontrollit atij i janë gjetur në trup dhe në çantën e dorës 10 mijë Euro dhe 275 mijë lekë, të pa deklaruara”, thanë burime nga Policia e Tiranës.

Këto para të sekuestruar në doganë e Rinasit, janë sekuestruar si prova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat