Drogë në detin Adriatik, policia gjen më shumë se një kuintal kanabis

Kronikë e zezë

Drogë në detin Adriatik, policia gjen më shumë se një kuintal kanabis

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:37
Ilustrim

Policia ka gjetur këtë të martë një sasi të konsiderueshme droge në detin Adritatik.

Sasinë prej 113 kilogramësh kanabis e ka zbuluar policia e Durrësit në afërsi të Kepit të Rodonit në zonën e Gjirit të Lalzit.

Droga e paketuar në 22 pako mendohet të ketë patur si destinacion Italinë fqinje. Ende nuk ka të arrestuar për rastin në fjalë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat