“Motrën ma ndau nga burri, e kërcënonte me fotot intime por ajo..”, rrëfimi i vëllait

Kronikë e zezë

“Motrën ma ndau nga burri, e kërcënonte me fotot intime por ajo..”, rrëfimi i vëllait

Më: 16 maj 2017 Në ora: 19:22
Gjykata e Kavajës

Gjykata e Kavajës, me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Mentor Leçinin, i dyshuar për veprën e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ai është paditur në polici nga vëllai i vajzës, të cilën i arrestuari e ka kërcënuar me publikimin e fotove intime. “Më datë 08.05.2017, kallëzuesin e ka marrë në telefon vëllai i tij, E.K., i cili banon në Itali dhe i ka thënë të kontaktojë me shtetasin Mentor Leçini, me precedentë penalë, pasi ky i fundit e kishte telefonuar E.K. dhe i kishte thënë se kishte probleme me motrën dhe nënën e tyre dhe se posedonte foto intime të tyre”, thekson Prokuroria.

Sipas saj, më datë 09.05.2017, rreth orës 16:15, e ka marrë në telefon Mentor Leçini dhe i ka thënë se duhet të takoheshin. Ata janë takuar rreth orës 18:00 në Kryeluz në Kavajë dhe, sipas kallëzuesit, Mentori i ka thënë se ka pasur marrëdhënie me motrën e tij dhe se i kishte bërë fotografi të motrës dhe se posedonte edhe fotografi të nënës së tyre, të cilat i kishte marrë gjatë kësaj periudhe.

Sipas kallëzuesit, Mentori i ka shprehur shqetësim për faktin që nëna e tyre kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar nënës së tij që Mentori të fshinte fotografitë nga aparati celular dhe se, për këtë shkak, kishte ardhur në dijeni të marrëdhënies së tij me motrën edhe bashkëshortja e tij.

Në vijim, kallëzuesi ka parashtruar se autori i krimit i kishte deklaruar se gjatë periudhës që kishte qenë i lidhur me motrën, i kishte dhënë asaj shuma të hollash që varionin nga 200.000 deri në 250.000 lekë, si dhe një aparat celular me vlerë 40.000 lekë, të cilin e kishte në përdorim nëna e tyre.

Sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i kishte drejtuar aparatin telefonik dhe prej tij i kishte treguar katër fotografi, tri prej të cilave të motrës së tij Rozetës dhe një të nënës, duke i thënë se nëse nuk gjente zgjidhje për këtë problem, pra nëse nuk i jepnin paratë dhe nuk i kërkonin falje për shkuarjen e nënës së tyre në shtëpinë e tij, do t’i publikonte fotot e mësipërme, por edhe foto të tjera që kishte në telefon.

Autori i denoncimit ka thënë se një martesë e së motrës ishte prishur nga fjalët e hapura për lidhjen e saj me Leçinin. Në pyetje është marrë edhe nëna e vajzës, e cila ka shpjeguar se prej katër muajsh kanë si familje një problem të madh me Mentor Leçinin.

Sipas saj, vajza ka qenë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria, shkruan Panorama.

Sipas deklarueses, Mentori kishte disa foto intime të vajzës dhe i bënte presion asaj që, nëse nuk i bindej atij dhe të vepronte sipas urdhrave të tij, ai do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale.

Për këtë shkak, sipas nënës, vajza disa herë kishte tentuar të vriste veten dhe se kishte frikë të denonconte në polici Mentorin, pasi ai i kishte thënë se kishte vrarë një herë një njeri dhe nuk e kishte problem t’i vriste të gjithë familjen.

Pas kësaj, Prokuroria ka autorizuar veprime speciale hetimore me dorëzimin e parave që kërkonte autori, duke bërë më pas me anë të policisë edhe arrestimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat