Kërcënohet me mesazh, arrestohen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Kërcënohet me mesazh, arrestohen të dyshuarit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 10:30
Ilustrim

Një person nga Komogllava e Ferizajt ka raportuar se përmes rrjetit social ka pranuar një mesazh kërcënues nga një i dyshuar. I njëjti ka dërguar një foto ku i dyshuari vërehej me një armë në dorë.

Njësiti policor pas hetimeve të zhvilluara, me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole me një karikator të zbrazur.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka raportuar se arma është pronë e një të dyshuari  tjetër.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat